Shërbimet e Policisë Rrugore Shkodër kanë intensifikuar kontrollet dhe monitorimin e lëvizjes së automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.
Si rezultat i monitorimeve të pandërprera në akset rrugore, duke përdorur edhe dronë, janë konstatuar shkelje të rregullave të qarkullimit, të cilat përbëjnë burim të lartë rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore.
Gjatë monitorimit me dron, në akset rrugore Shkodër – Hani i Hotit dhe Koman – Shkodër, u konstatuan 13 drejtues automjetesh duke kryer shkelje me rrezik të lartë për përfshirje në ngjarje rrugore. Këta drejtues automjetesh u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 5 000 deri në 15 000 lekë.
Policia Rrugore e Shkodrës i bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...
OKB: Rreth 8000 vdekje në rrugët e migrimit gjatë vitit 2025
Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...
Arsim Bajrami shpreh gatishmërinë të kandidojë për President