Në videon më poshtë shfaqet momenti kur këshilltari i PD-së, Fabian Topollaj i hedh një grumbull me dokumenta kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Incidenti ndodhi gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Pasi i hodhi dokumentet, këshilltari i PD i rrëmbeu mikrofonin Veliajt dhe deklaroi: “Rrini me hajdutëritë tuaja. Qytetarët janë në shesh. Ju dhe hajdutët janë këtu”.
Pas këtij momenti këshilltarët e PD-së u larguan nga mbledhja, në të cilën kryebashkiaku Erion Veliaj provokoi duke thënë se do të hiqte çadrën e protestuesve të PD-së, shkruan Lapsi.al.
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...