Google ADS

Momenti kur Flamur Noka ndez zjarr në mes të Kuvendit të Shqipërisë

13:07 | 4 Dhjetor 2023
A Z

Kaosit, tensionit dhekarrigeve të mbledhura në mes të foltores në Kuvendin e Shqipërisë iu shtuan edhe tymueset.

Ndezja e tymueseve edhe këtë radhë i kushtoi përjashtimin nga seanca plenare Flamur Nokës, por ky i fundit pavarësisht disa paralajmërimeve të kryeparlamentares Nikolla e përshkallëzoi më tej aksionin e tij në Kuvend.

Në një moment ai i ka vënë zjarrin disa letrave, ndërsa deputetët e tjerë vazhdojnë të godasin tavolinat.

Ndërkohë seanca vazhdon, me deputetë të mazhorancës që marrin fjalën njëri pas tjetrit.