Janë publikuar pamjet e momentit kur është nxjerr nga deti trupi i pajetë i 10-vjeçares së mbytur sot tragjikisht në plazhin ‘Portanovë’ afër Vlorës.
Siç edhe shihet nga video, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor që ka bërë kqyrjen e jashtme të trupit të viktimës, që u transportua më pas për në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës, raporton Shekulli.
Në njoftimin e policisë thuhet se “në Sallën Operative të Policisë ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur ‘Portanovë’, se tre shtetas të cilët ishin brenda në det kërkonin ndihmë”.
“Më ndihmën e pushueseve të rastit dhe të Policisë është bërë e mundur nxjerrja e tre shtetaseve nga deti, konkretisht shtetasja V.H., banuese në Kërkovë, së bashku me 2 vajzat e saj, ku njëra nga vajzat, shtetasja A.H., 10 vjeçe ka ndërruar jetë, ndërsa vajzës tjetër i është dhëna ndihma e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasja V.H, është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...