Në një kohë kur të shumtë janë shqiptarët të cilët mendojnë largimin nga Shqipëria, doktor Mario ka kthyer sytë nga atdheu i tij.
I specializuar në Kaliforni, Mario ofron shërbim mjekësor dhe ilaçe falas gjatë sezonit veror në vendlindje, që përkojnë me ditët e tij të pushimit.
“Unë kam plan që të kthehem në Shqipëri në të ardhmen”, shprehet Mario.
Së bashku me Marion, kontribut japin edhe shqiptarët që studiojnë infermieri në Amerikë apo mjekë e infermierë vullnetarë amerikanë. Janë rreth 30 bluza të bardha, që vullnetarisht kanë hapur një klinikë falas të stacionuar sot në qytetin e Durrësit.
Jakob vjen për herë të parë në Shqipëri, së bashku me të fejuarën e tij Florencën. Të dy janë infermierë dhe ndihen shumë të lumtur për mirënjohjen që shfaqin shqiptarët teksa i vizitojnë.
Ndërsa Irina ka 4 vjet që është larguar nga Shqipëria për të studiuar Infermieri në Teksas. Sot, ndjesia që merr teksa viziton bashkëkombasit e saj është e vështirë për t’u shpjeguar.
Pacientët e vlerësojnë nismën, duke shprehur falenderime gjatë gjithë kohës./Top Channel
Begaj në Jordani: Intensifikojmë marrëdhëniet mes dy vendeve...
Hajnat futen në një shtëpi në Klinë, vjedhin para dhe stoli ...
Vjedhje e rëndë në Viti, policia po heton rastin
Një person gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë, rasti nën...
Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë
Artan Grubi kthehet në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Bl...