Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë Besa Shahini ka dedikuar një status në rrjete sociale për punën e vazhdueshme dhe kontributin e “Parlamentit të Nxënësve”, i cili funksionon si një organ këshillimor pranë MASR me qëllim forcimin e pjesëmarrjes aktive të nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në proceset e vendimmarrjes dhe në rritjen e cilësisë së procesit arsimor, transmeton arbresh.info.
“Si ministri e fëmijëve dhe të rinjve, me themelimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të Parlamentit të Nxënësve kemi çuar akoma më përpara interesin e përbashkët të nxënësve tanë”, shprehet Znj. Shahini.
Duke nënvizuar se “për ne është shumë e rëndësishme të dëgjojmë e mësojmë direkt nga nxënësit”, Ministrja Shahini cilëson gjithashtu se Parlamenti i Nxënësve, “si një organ këshillimor pranë MASR, është një prej aleatëve tanë më të mirë për të adresuar çështje të ndryshme që janë plotësisht në funksion të përmirësimit të eksperiencës shkollore”./arbresh.info/
KRU ‘Prishtina’: Shembjen e dheut e shkaktuan punimet në ter...
“Fadil Vokrri” “i pathyeshëm” nga shtatori i vitit 2024 – A ...
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...