Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se Shqipëria është një ndër vendet e cila e ka përballuar me një qasje proaktive periudhën e pandemisë.
Manastirliu në fjalën e saj gjatë drejtimit të sesionit të 71- të Komitetit Rajonal për Europën të OBSH, bëri me dije se është drejt përfundimit negociata për një tjetër kontratë me kompaninë e vaksianve Pfizer, për të sjellë 500 mijë doza vaksine të tjera në vendin tonë.
“Jam e kënaqur të them se jemi duke negociuar dhe përfundojmë se shpejti një kontratë tjetër me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza vaksine, të cilat do të mbërrijnë në 3-mujorin e fundit të këtij viti dhe natyrisht do të vijojmë të kemi një qasje proaktive për të rritur mbulesën vaksinale tek grupet e riskut, sidomos tek punonjësit shëndetësor, tek mësuesit dhe gjithashtu të gjithë punonjësit e shërbimeve në administratën publike”, bëri me dije Manastirliu.
Në takim po vihet theksi nga të gjithë ekspertët, për të rivlerësuar arkitekturën e sistemeve shëndetësore, me mësimet e nxjerra nga pandemia COVID-19.
“Në këtë takim që ne drejtojmë në cilësinë e drejtueses së këtij sesioni të rëndësishëm të Komitetit Rajonal për Europën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, po vihet theksi me të gjithë ekspertët e fushave, se si do të rivlerësohet arkitektura e sistemit shëndetësor dhe se si do të vlerësohet dhe do të mbështetet sistemi shëndetësor në raport me kujdesin parësor, në raport me programin e vaksinimit dhe gjithashtu edhe me mbështetjen ndaj financimit të qëndrueshëm drejt mbulimit shëndetësor universal”, tha Manastirliu.
Është hera e parë që Shqipëria ka marrë drejtimin e Sesionit 71-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën, si vlerësim dhe njohje e përpjekjeve të qeverisë shqiptare për menaxhimin e situatës së pandemisë.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...