Pas tërmetit që u ndje në Shqipëri në orët e pasditës dhe e cila ishte 4.3 shkallë të rihterit, Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje.
Sipas Ministrisë epiqendra e këtij tërmeti ishte në Gjirin e Lalzit, shkruan Top-Channel.
Njoftimi i plotë:
“Sipas infove paraprake nga IGJEUM, lëkundjet me magnitudë 4.3 të shkallës rihter me epiqendër në Gjirin e Lalzit.” kjo është deklarata zyrtare e bërë nga ministria e Mbrojtjes për sa i përket lëkundjes së fundit të të tërmetit që u ndje pak më parë në Durrës, Tiranë dhe zonat përreth.
Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale, apo viktima.
Ndërkohë edhe gjatë natës në vendin tonë ka pasur lëkundje sizmike të herëpashershme.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...