Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar pas kërcënimeve të Serbisë se do të dërgojë ushtrinë në Kosovë.
Përmes një njoftimi të dërguar nga zyra e tij e shtypit, Bushati thotë se kërcënimet nuk japin asnjë zgjidhje por dy shtetet duhet të dialogojnë. Ministri i Jashtëm i quan këto deklarata fantazi të egra.
Reagim i ministrit Ditmir Bushati:
“2017 zbriti me këmbën e gabuar për Europën JuglindorE. Fantazitë e egra të liderëve luftënxitës të Serbisë irrituan njësoj Europën, shqiptarët dhe serbët.
Në përvjetorin e masakrës nga ana e Serbisë në #Raçak #Kosovë, kjo mbrojtje e agresionit është e papërgjegjshme dhe e turpshme.
Tonet e larta të pajustifikuara duhet të ulen e të qetëson dhe arsyeja duhet të mbizotërojë. Kërcënimet dhe retorika nxitëse e liderëve të Serbisë nuk çojnë asgjëkundi”.

BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...