Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të premte në Korçë. Policia tha se ka arrestuar 2 shoferët.
Uniformat blu thanë se materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A.L., 65 vjeç, banues në Korçë, pasi në rrugën Boboshticë-Korçë, ky shtetas duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Nissan”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
J.N., 40 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, pasi në rrugën Korçë-Boboshticë, pranë vendit të quajtur “Zape”, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Opel”.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./bw
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Turqia do të jetë garantuese për furnizimin e Hungarisë me g...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut
Pas fitores në zgjedhje, Përparim Rama sot merr mandatin e d...
Parashikimi i motit për sot
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...