Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përkujtuar 109-vjetorin e lindjes së të madhes Nënë Tereza.
Sipas Kreut të Shtetit, Nënë Tereza është simbol shqiptar dhe botëror i humanizmit e solidaritetit njerëzor dhe shembull i jashtëzakonshëm i dashurisë e përkujdesjes së çdo nëne shqiptare.
Në mesazhin e tij në “Facebook”, Meta shkruan se urtësia dhe porositë e Shenjtore Terezës duhet të na shërbejnë si burim frymëzimi, që të gjithë së bashku, me shumë dashuri e përkushtim të bëjmë gjithçka duhet për këdo që ka nevojë për ndihmë, soldaritet e përkrahje sociale, për prosperitetin e begatinë e Shqipërisë.
“Në 109-vjetorin e lindjes së Shenjtores Nënë Tereza, simbolit shqiptar dhe botëror të humanizmit e solidaritetit njerëzor dhe shembullit të jashtëzakonshëm të dashurisë e përkujdesjes të çdo nëne shqiptare, ne përkujtojmë me nderim e respekt trashëgiminë e vyer të veprës së Saj humane e hyjnore të paharruar.
Urtësia dhe porositë e Shën Terezës le të na shërbejnë si burim frymëzimi, që të gjithë së bashku, me shumë dashuri e përkushtim të bëjmë gjithçka duhet për këdo që ka nevojë për ndihmë, soldaritet e përkrahje sociale, për prosperitetin e begatinë e Shqipërisë dhe të kombit tonë!”, shkruan Meta.
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Iz...
Dy aksidentet e rënda në Turqi, Haradinaj: Jemi pranë popull...
Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të m...
LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e instit...
Jahjaga demanton raportimet: Kurrë s’ka pasur takim as...
Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit shqiptoi mbi 4 mijë e 600 ...