Në 45-vjetorin e revoltës së Spaçit, kreu i shtetit Ilir Meta ka kërkuar që të gjenden dhe të nderohen eshtrat e të vdekurve gjatë asaj periudhe.
Po ashtu, Meta ka kërkuar që të ngrihet një përmendore në kujtim të të gjithë disidentëve.
Nga ana tjetër, kreu i Shtetit ka theksuar se shkuar duhet të trajtohet me kujdes, ndërsa ka bërë thirrje që të përparohet me pagesat e dëmshpërblimeve për ish-të përndjekurit.
“Trajtimi me objektivitet dhe paanshmëri të të vërtetave historike merr një rëndësi të veçantë. Ne jemi një komb europian dhe historia jonë nuk mund të trajtohet jashtë perspektivës europiane të Shqipërisë. Vetë integrimi Europain është krijuar dhe ka në themel një aleancë kundër tmerreve të kaluara të diktaturës fashiste dhe komuniste. Ky projekt vazhdon!
Në këtë këndvështrim vendi ynë duhet të vazhdojë trajtimin e të kaluarës me transparencë dhe drejtësi për rehabilitimin, integrimin dhe dëmshpërblimin e shtresës së të përndjekruve politikë. Disitenca shqiptare meriton të kujtohet dhe të shkruhet dhe plotësohet e gjithë historia e saj. Ngritja e një përmendoreje në kujtim të disidencës, viktimave të pafajshme të diktaturës, vuajteve të tyre është një detyrimi i shoqërisë ashtu sikurse është oblikim gjetja dhe nderimi i eshtrave të të vrarëve.” -tha Meta.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën