Presidenti, Ilir Meta, nuk është kritik vetëm me mazhorancën por edhe me opozitën. Sipas tij, kjo e fundit është më pranë qeverisë sesa presidentit.
Meta: PD dhe LSI janë më shumë pranë qeverisë sesa Presidentit. Me ato akte e veprime që kanë bërë deri tani, siç është dhe djegia e mandateve, e dëshmon këtë.
Meta thotë se me djegien e mandateve, PD dhe LSI i kanë lënë rrugë të hapur kapjes se institucioneve nga Rama, ndërsa Presidentin e kanë lënë të ekspozuar ndaj një bande.
Meta: Por unë do të flas dhe me popullin dhe ta dijnë mirë se unë nuk jam i vetëm. Unë kam popullin dhe do flas me ta. Një deklaratë bëra në Pogradec dhe doli në 1 mijë media ndërkombëtare, ndaj e them që e dinë mirë ata kur flet Ilir Meta dhe i drejtohet popullit.
Deklaratat Meta e bëri gjatë një interviste në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.
Fitër Bajrami, FFK uron festën: Simbol i sakrificës, solidar...
E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që v...
Pamjet nga Meka, miliona besimtarë festojnë Fitër Bajramin
Myftiu Tërnava – politikanëve: Është e papranueshme që njerë...
Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin Skënderbej, kremtohet ...
Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin