Presidenti Ilir Meta thotë se ka marrë shumë falënderime pas dekorimit të Vasil Laçit Hero i Popullit.
Meta ka veçuar letrën e profesorit të Matematikës që sot është në pension Aristotel Spiro Mëhilli, i cili përshëndet kreun e shtetit me një baladë të shkuar nga Laçi në vitin 1980.
Postimi i Metës:
Shumë mesazhe dhe letra falënderimi kam marrë këto ditë nga të gjitha trevat shqiptare për vlerësimin e Heroit të Popullit, Vasil Laçi me Dekoratën më të lartë në Republikën e Shqipërisë, atë të Flamurit Kombëtar.
Ndër to veçoj letrën e ndjerë që mora nga Aristotel Spiro Mëhilli nga Saranda, profesor i matematikës, sot në pension, i cili ndër të tjera më përshëndeste edhe me një baladë plot me emocione të thella njerëzore dhe atdhetare, të shkruar prej tij qysh në vitin 1980 për Heroin e Popullit, Vasil Laçi, disa pjesë të së cilës po i ndaj me të gjithë ju.
VASIL LAÇIT
Linde buzë detit,
Me dallgë e shqetësime,
Krenar përball tyre,
Malet kryetrime.
Nëna ty të rriti,
Me zemër shqiptari,
Verës me erë deti,
Dimrit me erë mali.
Deti të dha zemrën,
Populli dashurinë,
Urrejta – koburen,
Mali, trimërinë!
Në fishek ti fute,
Si plumb e barut,
Urrejtjen e popullit,
Urrejtjen pa fund.
Zemrën dot s’ta thyen,
Torturat fashiste,
Dhe përmbi trekëmbësh,
Më i larti ishe.
Në qiellin e Atdheut,
Mbushur yje lirie,
Ti jeton e ndriçon,
Në këngë trimërie.
Lirisë ti ja fale,
Gjithë dashuritë,
Ndaj ti nuk vdiqe,
Por jeton përditë.
Kurorë e përhershme,
Përmbi lapidar,
Një ulli tund degët,
Dimër e behar.
Piqeras, 1980.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3039714206074832
Bedri Hamza: Projekti për urën mbi lumin Ibër nuk do të real...
Trump nënshkruan Ligjin për Mbrojtjen Kombëtare, përfshihet ...
SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës ...
Arrestohet një person për shpërlarje parash dhe mashtrim me ...
Mbyllet dy ditë për qarkullim rruga “Muharrem Fejza” në Pris...
Hyseni dhe Sveçla vizitojnë pikën kufitare tek Dheu i Bardhë...