Presidenti Ilir Meta thotë se deklarata e ambasadores së SHBA për “vrasje të reformës në drejtësi” nuk lidhen me të. Në një intervistë për “Opinion” Meta tha se Zërit të Amerikës ia përmendi një person në ambasadë emrin e tij, por kjo nuk është e vërtetë.
“Unë besoj se ende jemi ende në fazën e revolucionit kulturor. Ndryshe u miratua në parlament ndryshe është Ramaforma. Ata që e shndërruan në Ramaformë kërkojnë të shpikin fajtorë.

Nuk jam unë target i ambasadores. Nuk lejoj të tallet më njeri me këtë vend. Ambasadorja vetëm për Ilir Metën nuk mund ta ketë. Kam edhe unë ndonjë burim në ambasadë. Zërit të Amerikës ja dha dikush tjetër emrin tim. Në 23 mars më kërkoi Juri Kim një përgjigje dhe 8 prill unë i ktheva përgjigje. Një platformë me 14 pika” – tha Meta. /lapsi.al/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...