Presidenti Meta në konferencën për shtyp komentoi edhe deklaratën e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi më herët.
Meta u pyet nga gazetarët se çfarë do të bëjë tani që maxhoranca ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të reflektojë për dekretin që ai firmosi në tubimin e 2 marsit.
“Po dëgjoja pak më parë kryetarin Kuvendit lidhur me këtë çështje dhe kam vetëm një pyetje se pse duhet të krijohet kjo situatë krize kur presidenti ka kërkuar bashkëpunim, i ka kërkuar të veprojë sa më shpejt për anëtarin e parë dhe nuk ka marrë asnjë lloj përgjigje. Atij dhe deputetëve i kam bërë një mesazh publik. Besoj se ai do të kërkoj hetime për çështjen e Ministrisë së Drejtësisë.
Faktet e reja kërkojnë një analizë edhe nga Kuvendit për t’u pozicionuar në shtetin e së drejtës ose në anën e shtetit mafioz”, u shpreh Meta./TCH
Pagat e gjyqtarëve, Rama: Shoqata e gjyqtarëve sillet si par...
Protestë të premten kundër shtrenjtimit të energjisë elektri...
Osmani: Kosova është gati për ekonominë e gjeneratës së ardh...
Kompensimet për dëmet e vërshimeve, ato të vitit 2023 ende t...
Haradinaj në SHBA kërkon mbështetjen për anëtarësim në NATO
Bastisje në Leposaviq – gjenden armë, pjesë të uniform...