Autobusi i linjës Fier-Përmet është përfshirë nga flakët në ecje e sipër, po fatmirësisht pa dëme në njerëz.
Informacionet paraprake të policisë së Fierit bëjnë të ditur se rreth orës 09.05 autobusi AA 502 BE, duke udhëtuar me pasagjerë nga Fieri për në Përmet, në fshatin Malas të Mallakastrës ka marrë flakë në ecje e sipër.
Pasagjerët kanë zbritur të gjithë nga autobuzi dhe nuk kanë probleme për shëndetin. Në vendngjare kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë.
Paraprakisht dyshohet se mjeti ka marrë flakë në ecje e sipër si pasojë e një defekti teknik. Po punohet nga grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...