Washington Post ka përcjellë lajmin e protestës së sotme të opozitës në Tiranë duke theksuar se tubimi zhvillohet kundër qeverisë së akuzuar nga pjesëmarrësit si të korruptuar e të lidhur me krimin e organizuar.
“Mijëra mbështetës të opozitës së qendrës së djathtë, të udhëhequr nga Partia Demokratike, u mblodhën të shtunën para zyrës së kryeministrit socialist Edi Rama për të kërkuar dorëheqjen e tij”- thuhet në shkrim.
“Opozita, deputetet e së cilës kanë hequr dorë nga vendet e tyre në parlament, refuzojnë të dialogojnë me Ramën, duke kërkuar një kabinet tranzitor për të përgatitur zgjedhje të parakohshme”, vazhdon artikulli.
Gazeta prestigjoze e ve theksin gjithashtu tek paralajmërimet e bëra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian opozitës kundër përdorimit apo nxitjes së dhunës dhe apelet për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.
E gjithë panorama e bërë situatës shoqërohet me kujtesën e dhunës që pllakosi tubimet e fundit ku policia reagoi me gaz lotsjellës, ndërsa nënvizohet si për kontrast se Shqipëria shpreson të marrë në qershor miratimin e BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit.
Theksin tek thirrjet e ndërkombëtarëve për një tubim paqësor e përcjell dhe Miami Herald; Shtetet e Bashkuara, shkruan e përditshmja amerikane,e paralajmëruan serish opozitën shqiptare kundër përdorimit të dhunës këtë fundjavë.
Ndërsa DW, në shkrimin e saj të përditësuar flet per tensionet përpara ndërtesës së Parlamentit, kur protestuesit janë përpjekur të thyejn kordonin policor.
Policia përdori gazin lotsjellës, – thotë ajo, – ndërsa protestuesit kanë lëshuar sende të forta drejt efektiveve.
Kritikave se me protestat e largimin e opozitës nga parlamenti rrezikohet stabiliteti në vend, kreu i Partisë Demokratike në opozitë, Lulzim Basha i është përgjigjur, se ne nuk e destabilizojmë Shqipërinë.
“Shqipëria është destabilizuar nga krimi, ne do t’i japim fund këtij destabilizimi, Edi Rama duhet të largohet një orë e më parë“, citon DW fjalët e Bashës. Më tej përmendet dhe reagimin e Presidentit Ilir Meta që ndërpreu vizitën në ka bërë thirrje të shmangen konfrontimet./top channel
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin