Disa media prestigjioze ndërkombëtare raportojnë se Partia Socialiste do të jetë edhe fituese të zgjedhjeve elektorale të mbajtura një ditë më parë.
Duke u bazuar edhe në disa exit polleve, ato raportojnë se socialistët nën drejtimin e Ramës mund të arrijnë edhe 71 mandate, shifër kjo që do t’i garantojë qeverisjen e vetme, diçka që edhe kreu i PS e ka kërkuar gjatë fushatës së tij.
Pjesëmarrja e ulët në këto zgjedhje nuk është anashkaluar nga mediat ndërkombëtare, të cilat i kanë vlerësuara gjithashtu si më të mirat e zhvilluara në Shqipëri. Madje FOX NEWS vlerëson se këto zgjedhje janë mundësia e Shqipërisë për të vijuar integrimin për në BE. /TCH
Lëndohet Avdullahu, humb takimin e madh me Sllovakinë
Spitali i Pejës bën apel, kujdes me ushqimin për Bajram
Sllovakia publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ...
Trump: Izraeli nuk do të sulmojë më fushat e gazit të Iranit
Ngjarje e rëndë në Itali – vdes shqiptari pasi u godit nga t...
Rasti i 5 vjeçarit, Prokuroria nis hetimet për zyrtarët e QP...