Kryeministri i Shqipërisë deklaroi se NATO-ja ka vendosur të ndërtojë një bazë ajrore në vend.
Kryeministri Edi Rama shkruante të shtunën në profilin e tij në “Facebook” se “Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s, institucioni kryesor politik vendimmarrës, ka vendosur të investojë 50 milionë euro (58 milionë dollarë) për të modernizuar bazën ajrore në Kuçovë”, 80 kilometra në jug të kryeqytetit Tirana. Kjo bazë ajrore ka qenë këtu prej dekadash.
Kjo bazë do t’i shërbejë Shqipërisë si dhe do të mbështesë operacionet ajrore të NATO-s për furnizim, mbështetje logjistike, mbikëqyrje ajrore, trajnime dhe ushtrime.
Kryeministri tha gjithashtu se zyrtarët po diskutojnë me SHBA-në për të “modernizuar edhe më tej kapacitetet ajrore të Shqipërisë”.
Shqipëria u bë pjesë e NATO-s në vitin 2009 dhe është ende duke zëvendësuar arsenalin e saj të vjetëruar. Ky vend ka dalje në detin Adriatik dhe Jon, si dhe ndodhet në veriperëndim të Greqisë.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...