Tre persona, dy prej tyre të mitur, janë arrestuar këtë të hënë (22 prill), të akuzuar për vjedhje.
Sipas një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se në pranga kanë rënë , A. M., 20 vjeç, një 16-vjeçar dhe një 17-vjeçar.
Nën kërcënimin e një pistolete imituese ata i vodhën një shumë parash dy personave, dhe më pas duke u larguar hynë dhe vodhën në një pikë karburanti xhiron ditore.
Policia sekuestroi armën imituese pistoletë me silenciator, shumën e parave dhe aparatin celular, të dyshuar të vjedhura, një thikë dhe automjetin që autorët kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale./rtsh.al/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje