Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca është shprehur i lumtur që Shqipëria siguroi një ditë më parë 40.800 doza të vaksinave AstraZeneca përmes mekanizmit “COVAX”.
Me anë të një postimi, Soreca shkruan ndër të tjera se Bashkimi Evropian ka financuar në këtë mekanizëm 2.2 miliardë euro. Më tej Ambasadori i BE-së, shprehet se janë të lumtur që Shqipëria i ka marrë këto doza të dyta nga Covax.
“Të lumtur që Shqipëria ka marrë dozën e saj të dytë të vaksinave përmes COVAX , ku u dorëzuan 40,800 vaksina për të luftuar COVID-19. BE është krenare që kontribuon me 2.2 miliardë € në COVAX. Bashkimit Evropian është këtu për të mbështetur Shqipërinë dhe për të mposhtur së bashku këtë pandemi!” shkruan Soreca në Twitter.
Shqipëria mori dje sasinë e radhës të dozave të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet mekanizmit “COVAX”. Në Aeroportin e Rinasit mbërritën 40.800 doza AstraZeneca, teksa në ditët në vijim pritet një tjetër sasi prej 250,000 vaksinash.
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...
Hungari: Numërohen 21.54% e votave, kryeson Tisza me 128 ulë...
Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorë...
Nis publikimi i rezultateve, me 6.5 përqind të votave të num...
Vedat Muriqi dërgon këpucët në muzeun e Mallorcas pasi theu ...
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...