Mbahet sot në Tiranë Forumi më i madh i Investimeve Shqipëri-Turqi 2025. Ky event i nivelit të lartë i cili organizohet nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me MÜSİAD Albania në Pallatin e Kongreseve në orën 09:00, do të mbledhë në kryeqytet përfaqësues të lartë qeveritarë, sipërmarrës, investitorë dhe aktorë të zhvillimit ekonomik nga të dy vendet, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e investimeve të ndërsjella.
Në Forumin e Investimeve do të jenë të pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëspresidenti i Turqisë, Cevdet Yilmaz, së bashku me ministra, përfaqësues të institucioneve publike dhe organizatave të biznesit nga të dy vendet.
Kjo event i nivelit të lartë pritet të mbledhë mbi 1,500 pjesëmarrës, përfshirë 500+ investitorë nga Turqia dhe rajoni.
“Ky forum është një platformë e rëndësishme për promovimin e potencialeve të Shqipërisë si destinacion i qëndrueshëm investimi dhe për forcimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve,” deklaroi disa ditë më parë drejtoresha ekzekutive e AIDA-s, Laura Saro.
Fokusi i Forumit do të jetë në katër sektorë strategjikë me potencial të lartë zhvillimi: ndërtimi, Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit / BPO, turizmi, bujqësia & industria ushqimore./rtsh.al/
Ra nga Ura e Moglicës, nesër i jepet lamtumira e fundit 67-v...
Man City fiton trofeun e Carabao Cup, mposht në finale Arsen...
Kroacia do të kufizon përsëri çmimet e karburantit dhe energ...
Protesta e opozitës/ Hidhen molotovë dhe fishekzjarre drejt ...
Kancelari Merz i dërgon letër Kurtit, kërkon avancim në dial...
Fitorja e 16 radhazi për Trepçën, kampionia e mposht lehtësi...