Mbahet sot seanca paraprake për dosjen “Veliaj” në Gjykatën e Posaçme. Në seancën e sotme pritet që të vendoset nëse kjo dosje do të kalojë për gjykim apo rikthim në SPAK për hetime të mëtejshme.
Pritet që seancën e sotme të paraqiten argumentet e mbrojtjes së kryebahskiakut Errion Veliaj dhe biznesmenit Gentian Sula.
Në seancën e mbajtur më 2 dhjetor, GJKKO pranoi kërkesën e artikuluar nga Veliaj ( I pranishëm për herëtë parë në seancë) për më shumë kohë për t’u njohur me aktet.
Gjatë kësaj seance e konsideroi një absurd tragjikomik vonesën e vënies në dispozicion të dosjes ndaj tij, ndërsa kërkoi që të mos vendosej në kafaz gjatë seancës., Kërkesa e tij nuk gjeti mbështetjen e gjyqtares e cila theksoi se një gjë e tillë nuk parashikohet në lig.
Të pandehur për këtë dosje janë dhe Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erjon Veliajt, si dhe 28 persona e shoqëri.
Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Ai akuzohet për përfshirje në disa raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës./rtsh
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...