Policia e Tiranës ka zbuluar një tjetër ambient të përshtatur si call-center, me anë të cilit disa persona mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive.
Për këtë janë arrestuar gjashtë persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Sekuestrohen pajisje kompjuterike, aparate celulare dhe prova të tjera materiale.
Këta persona gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, janë kapur në flagrancë gjatë kohës që mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive me qëllim për të rimarrë paratë që këta kishin humbur më parë po me të njëjtën mënyrë mashtrimi.
Këtë aktivitet ata e ushtronin në ambientin e përshtatur si call-center në rrugën “Dritan Hoxha”./abcnews.al
Mërgim Lushtaku po qëndron para Stacionit të Policisë në Ske...
Dalin në shitje biletat për sfidat kundër Izraelit dhe Lukse...
Shefi i grupit të PDK-së në Skënderaj iu bënë thirrje qyteta...
Shqipëria bëhet gati për të dërguar trupa në Gazë
Samiti Trump–Xi përfundon me tone pozitive, por pa marrëvesh...
Vizita e kryeministrit Rama në Estoni, zhvillon takim edhe p...