Sulmet terroriste në disa qytete të Europës dhe kërcënimet për sulme të tjera nga ISIS, kanë bërë që Policia e Shtetit të marrë masa shtesë në fushën e sigurisë publike, krimit të organizuar, krimet e rënda dhe kufirit.
Kështu, do të ketë shtim të prezencës policore me uniformë dhe agjentëve në terren, si dhe do të forcohen masat e kontrollit gjatë aktiviteteve me pjesëmarrje masive kulturore-sportive, qendra tregtare, objekte me rëndësi strategjike dhe siguria e trupit diplomatik.
Gjithashtu, do të forcohen masat e kontrollit në Pikat e Kalimit Kufitar si portet dhe aeroporti, por edhe në kufirin e gjelbërt për personat që konsiderohen me risk, që dyshohet se lëvizin me mjete dhe sende të kundraligjshme,raporton shekulli.al
Edhe strukturat e Antiterrorit po punojnë intensivisht në terren për mbajtjen nën kontroll të personave me risk, me prirje radikale, por edhe lidhjet e tyre. Uniformat blu kanë intensifikuar bashkëpunimin me Prokurorinë, SHISH dhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere për shkëmbimin e ndjekjen në kohë të çdo informacioni për veprimtari kriminale me sfond terrorist, me qëllim parandalimin, zbulimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.
Po ashtu, policia fton qytetarët që për çdo dyshim për persona objekt i kësaj veprimtarie të denocojnë në numrat 112 dhe 129.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...