Masakër në burgun grek të Koridallosit. Sipas mediave helene në një sherr mes të burgosurve, një ka humbur jetën dhe 7 të tjerë janë plagosur.
Sherri ka zgjatur për 5 minuta dhe ka pasur një përplasje mes të burgosurve shqiptare, grekë, armenë dhe atyre rusë, me thika improvizuar.
“Kishte një numër të madh të burgosurish në sherr”, tha një zyrtar për mediat greke. Viktima është një shtetas grek.
Deri më tani nuk dihen ende shkaqet që sollën këtë përplasje, ndërsa zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë greke janë në terren. Po ashtu, siç shkruajnë dhe mediat greke, tensionit në këtë burg është i lartë.
Edhe disa ditë më parë ka ndodhur një përplasje e ngjashme, por pa viktima./opinion/

Kurti bëri homazhe në përvjetorin e 27-të të masakrës së Lyb...
Zëdhënësja e KEDS-it: Njehsorët elektrikë janë të saktë, s’k...
Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës
Supremja rrëzon dispozita të Udhëzimit për TVSH
Merr flakë një veturë afër daljes së Lipjanit
Hamza i çon letër Osmanit: Emëroni anëtarin e dytë të PDK-së...