Në kuadër të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, kanë ardhur 40 emigrantët, në Portin e Shëngjinit, të cilët më pas do të akomodohen përkohësisht në Gjadër.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga “abcnews”, kanë mbërritur anijet e para. Anija “Libra” mbërrin në Shëngjin për herë të katërt. Mësohet se këtë herë janë sjellë emigrantë që do të riatdhesohen në vendet e origjinës, pasi u është refuzuar azili.
Qendra e pritjes në Gjadër dhe Shëngjin janë ndërtuar si pjesë e një bashkëpunimi dypalësh, që ka për qëllim të sigurojë kushte dinjitoze për emigrantët gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm.
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...