Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Forumin e Sigurisë GLOBSEC 2024 komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë, duke theksuar se nuk mund t’i thoshte dot “jo” Italisë, pasi është një vend që na ka qëndruar pranë në momente të vështira.
Rama u shpreh se ne duhet të sillemi si evropianë, edhe pse po na vonojnë lejen për të qenë pjesë e familjes së madhe të BE.
“Nuk i themi dot jo Italisë. Nuk i thua dot jo as Giorgias. Nuk i thua dot Italisë për shkak të historisë, shumë gjërave dhe faktit se sa shumë ka qenë e pranishme për ne Italia kur kemi në situata të këqija. Së dyti, sepse jemi të gjithë evropianë dhe duhet të sillemi si evropianë. Edhe pse po na vonojnë lejen për të qenë pjesë e kësaj familjeje të përbashkët evropiane, ky është një problem për të gjithë Evropën”, tha Rama./euronews
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare