Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani pranon se situata e drogës në vend është alarmante dhe se duhet të rikthehet xhandarmëria për të kontrolluar territorin.
Madje, Manjani shton se droga është fenomen kërcënues për sigurinë kombëtare.
Shqipëria po jep një imazh gjithnjë e më shumë që po kultivon hashash, ka thënë ministri gjatë një interviste në emisionin Top Story, transmetuar mbrëmjen e sotme.
Sokol Balla: Ndani shqetësimin e opozitës se paratë e drogës mund të përdoren për blerjen e votës?
Ylli Manjani: Sa më shpejt të heqim këtë fenomen nga kokat tona aq më mirë do të jetë, sa më vonë aq me keq do të jetë. Lëvizin shuma marramendëse parash, ku nuk do të jetë më askush i zoti që ta bëjë këtë luftë pastaj proporcionale. Ne duhet ta ndalim me çdo kusht, me ushtri, xhandarmëri e të tjera. Unë jam për rikthimin e xhandarmërisë për të kontrolluar territorin.
Sokol Balla: Po thoni që droga është fenomen kërcënues për sigurinë kombëtare?
Ylli Manjani: Absolutisht që po! Situata, nëse ne nuk ndërhyjmë, siguria është shumë herë më e rrezikuar se gjithë fenomenet e tjera.
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...