Në studion e emisionit “Real Story” në News 24, ministrja Ogerta Manastirliu tha se Shqipëria është mes 180 vendeve që do marrë e para vaksinën 90% të sigurt nga Pfizer.
“Shqipëria është pjesë e një aleance prej më shumë se 180 shtetesh që kanë financuar të kenë akes në vaksinë e sigurt. Lajmi i mirë i ardhur nga Pfizer për vaksinën 90% efektve na inkurajon dhe na trgon se kemi ndjekur rrugën e duhur që kemi financuar për ta aksesua vaksinën sa më shpejt”,- tha ajo.
Kur do mundet ta marrim?
Manastirliu: Sapo të jetë e disponueshme në treg do ta aksesojmë. Do ketëmë shumë se 2 miliard doza deri në 2021.
Kemi një datë?
Manastirliu: Nuk e kemi datën e saktë, por sapo të jenë gati rëndësi ka që ne jemi gati ta marrim.
Cfarë do bëhet me infastrukturën e shpërndarjes, se duhet 80 gradë Celsius për ruajtjen e saj…
Manastirliu: Paralelisht do merret edhe masa për sigurimin e zinxhirit ftohës. Do garantohet edhe mënyra e transportit.
Do e marrim falas vaksinën?
Manastirliu: Për grupet e riskuara do jetë falas
Më pas me popullatën…
Manastirliu: Do të ketë një strategji për shpërndarjen e vaksinës dhe mbulimin financiar të saj. Kemi parapaguar 3,9 milionë dollarë për të.
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...