Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën apel për dhurim gjaku për personat me talasemi dhe qytetarët në nevojë.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Manastirliu zbulon se nga fillimi i vitit e deri më sot rreth 17 000 dhurime gjaku, por shton se ka ende nevojë për dhurime vullnetare.
“Kjo është një kohë e pazakontë, e shenjuar veç vështirësive, edhe nga solidariteti për ata që kanë më shumë nevojë! Një akt i tillë human është dhurimi i gjakut
Megjithë situatën e epidemisë në vend, nga fillimi i vitit deri sot janë kryer rreth 17 000 dhurime gjaku për personat me talasemi dhe qytetarët në nevojë.
Por ka ende nevojë për dhurime vullnetare, për të mos e ndërprerë zinxhirin e solidaritetit në këto ditë të vështira!
Bëhu hero për dikë që ka nevojë për ty! Dhuro gjak, shpëto jetë!”, shkruan Manastirliu.
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu
Kristi rikthehet në shtëpinë e BBVA
Kiana Kryeziu rikthehet sot në Milano-Cortina 2026