Makina inteligjente dhe radarët automatikë kanë monitoruar qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Kombit, në të dy senset e lëvizjes, ku janë skanuar nga makina inteligjente, shpejtësi që varionin nga 135 km/h deri në 195 km/h.
Shefi i Njësisë për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë, Gramoz Dafku ka theksuar se parandalimi i aksidenteve rrugore është në fokus të punës së kësaj njësie.
“Në zbatim edhe të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë analizës tremujore të punës së Policisë Rrugore, në Rrugën e Kombit janë intensifikuar kontrollet dhe monitorimet, duke përdorur radarë automatikë, makinën inteligjente, patrulla të lëvizshme me makina të paloguara dhe të pajisura me kamera e aparate fotografike, për të dokumentuar shkeljet që konstatohen.Gjatë fundjavës evidentohet një numër më i madh shkeljesh, kryesisht shpejtësia mbi normat e lejuara, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorimi i rripit të sigurimit dhe parakalimet e gabuara”, tha ai.
Dafku ka theksuar se shkelësit më të shumtë janë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Kosoava për në Shqipëri dhe anasjelltas, prandaj po bashkëpunohet edhe me Policinë Kufitare, për të bërë të mundur shlyerjen e masave administrative nga drejtuesit e atyre automjeteve që kanë mundur të ndalohen nga shërbimet e Policisë Rrugore.
Shefi i Njësisë ka apeluar për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, duke qenë se Rruga e Kombit po monitorohet në çdo moment me mjetet logjistike bashkëkohore, jo për të rritur numrin e masave administrative, por me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve, për të pasur një sezon turistik veror me parametra optimalë të sigurisë rrugore./atsh/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen