Një këmbësore është përplasur nga një makinë në vijat e bardha. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës në sheshin “Demokracia” rreth orës 09:50.
Një automjet i drejtuar nga 65-vjeçari A.R. përplasi këmbësoren me iniciale N.GJ. 55 vjeçe. Kjo e fundit ka mbetur e plagosur dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.
65-vjeçari është dërguar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /tvklan.al
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit