Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar në përfundim të takimit me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani se kanë diskutuar për sfidat aktuale që po kalojnë dy vendet në përballimin e pandemisë.
Basha tha se është obligim moral i qeverisë shqiptare që të bashkëpunojë me shqiptarët kudo ku ndodhen ndërsa shtoi se e veçanta e vizitës së sotme qëndron te fakti se Bujar Osmani është ministri i parë i Jashtëm nga Shqipëria që viziton vendin tonë.
“Folëm për sfidat aktuale që po kalojmë në përballimin e pandemisë dhe nevojë për ta thelluar bashkëpunimin dhe për të vazhduar rolin si dy shtete që janë përkrah në rrugën drejt NATO-s dhe së shpejt do të jenë përkrah në anëtarësimin drejt BE.
Është një obligim moral dhe kushtetues i republikës së Shqipërisë për shqiptarët kudo ku ndodhen. Sot është një ditë e veçantë sepse mirëpresim ministrin e parë të Jashtëm shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, tha Basha./abcnews.al
Takimi në DASH, Vulaj kërkon rol udhëheqës të SHBA-së në dia...
Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit
KFOR: Ishim të njoftuar nga ushtria serbe, s’janë kërcënim p...
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?