Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim të rinjtë që kanë studiuar jashtë vendit dhe me qytetarët në çadrën e protestës të ngritur përpara godinës së Kryeministrisë.
Bashkë me kreun e opozitës ka qenë tenori i njohur me famë botërore Agim Hushi si dhe artistët Raina Kovaçi e Edmond Zhulali.
Gjatë fjalës së tij, Basha theksoi se “Republikës së krimit” të Edi Ramës po i vjen fundi dhe është në shtratin e vdekjes.
“Ky është sheshi i vlerave nga i cili po themelojmë Republikën e vlerave. Këto janë ditët e fundit të republikës së krimit. Kjo republikë e turpit sot me urdhër të Edi Ramës vazhdon ta mbajë Armando Prengën deputet, që prej dy vitesh është i akuzuar për plagosje me armë zjarri.
Mbështetja jonë, fuqia jonë janë qytetarët shqiptarë dhe më të mirët e qytetarëve shqiptarë. Fuqia e Edi Ramës janë trafikantët, janë banditët.
Edi Rama e mban Armando Prengën, ky e mban Elvis Rroshin dhe nxjerr banditë të tjerë nga burgu ditë për ditë. Kjo është republika e krimit në shtratin e vdekjes”, theksoi Lulzim Basha.
‘Misioni i pamundur’ i Endrickut
Planifikonin sulme para festave të fundvitit, Turqia arresto...
Carragher e vendos Xhakën në formacionin më të mirë të gjysm...
Kurti në familjen e heroit Mujë Krasniqi:Obligim mos ta harr...
Van Basten për Yamal: Pa asnjë hije dyshimi ai është futboll...
A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait? – f...