Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij Aurela nuk janë larguar nga protesta, por po qëndrojnë së bashku në çadrën e ngritur përpara godinës së Kryeministrisë.
“Bashkë me Aurelën, në shesh, krah mijëra familjarëve të tjerë, për një vend dhe shoqëri më të mirë për fëmijët tanë. #NgrihemiBashkë”, shkruan në Facebook kryedemokrati Lulzim Basha.
Dhjetra qytetarë të tjerë vijojnë të qëndrojnë në shesh, ndërkohë që duhet theksuar se deri tani protesta ka qenë paqësore dhe nuk ka patur asnjë incident.

“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...