Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu përgjigj sot drejtpërdrejt pyetjeve të adresuara në platformat sociale.
Në rubrikën “Sy m’Sy”, Rama foli për kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rama theksoi se “kontrata patriotike që u shfaq befasisht si një ndihmë besoj unë, një ndihmë e çmuar për të gjithë ata që s’kanë dashur të shikojnë, s’kanë dashur të dëgjojnë, s’kanë dashur të kuptojnë. Nëse duan të shikojnë, edhe të dëgjojnë dhe të kuptojnë tanimë e kanë para syve një shëmbëlltyrë të të gjithë traumave që kanë dëgjuar dhe kanë dashur të besojnë”.
“Një kontratë patriotike. Janë mbledhur disa patriotë, që nuk e dimë kush janë, nuk dihet kush janë, sepse nuk janë në fakt për hir të së vërtetës edhe kanë grumbulluar 6 milionë dollarë për të pastruar damkën nga balli i “bufit të kënetës” damkën e Shteteve të Bashkuara për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë”, tha Rama.
“Po pse duheshin këto 6 milionë dollarë për këtë damkë nëse kjo damkë ishte damka e një komploti të Sorosit me mua dhe duke shfrytëzuar vulën e SHBA? Pse duhej kjo kontratë dhe pse duhen këto 6 milionë dollarë për të vënë në vend një padrejtësi kaq të madhe që u tha se do vihej sapo të vinte në pushtet presidenti Donald trump? Pse duhej kjo kontratë 6 milionë dollarëshe, e cila është ku e ku më e lebetitshme se ajo kontrata e Lulit të shkretë që u bë copash për të justifikuar ato 500 mijë dollarët fantazmë? Edhe ai kështu tha: “disa patriotë” tha, për ato paratë që ishin të lidhura me Rusinë në atë kohë. Po, 500 mijë, kurse këto janë 6 milionë dollarë”, tha Rama.
“6 milionë dollarë, ku pjesë e zjarrit patriotik është edhe sjellja e Latifit në Tiranë për t’i vënë kapelën “bufit” në kokë. Domethënë për të vënë një kapele në kokë që të duket si Trumpi, por versioni më qesharak i mundshëm, Latifi ka marrë pjesën e tij në to 6 milionë dollarë”, theksoi Rama.
“6 milionë dollarë që kanë dalë nga barku i “kënetës” dhe që synojnë të realizojnë atë që na u tha se ishte tanimë një gjë e realizuar”, u shpreh Rama./atsh.al
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...