Gjykata e Krimeve të Rënda liron Kelmend Dalipin, njërin prej të arrestuarve dhe të dënuarve për dosjen e Xibrakës.
Vendimi është marrë pasi atij i rrezikohej jeta në qeli, pasi vuan nga një sëmundje e rëndë.
Fillimisht Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda kishte dënuar Kelmend Dalipin me 11 vite burg, por Apeli në nëntor 2007 e uli dënimin me 7.3 vite duke pranuar dhe kërkesën për gjykim të shkurtuar.
Kelmend Dalipi u arrestua sebashku me të vëllanë Arjan Dalipi pasi kishin në pronësi magazinen e kthyer në laborator kokaine në Xibrake.
Të arrestuar dhe të dënuar të tjerë janë Ermal Hoxha, Ilir Hyseni, Arjan Dalipi, Genci Xhixhan, Gentjan Gjonaj, kolumbianët Cesar Avila dhe Valter Moreno,Sajmin Batkun./Ora News.tv/
Osmani: “Dardanët” tanë sonte luftojnë për një ëndërr
Trump paralajmëron Iranin që të bëhet serioz për bisedimet p...
Dy krerët e federatave të futbollit takohen para ndeshjes Sl...
Kurti motivon Kombëtaret: Ky është shekulli i shqiptarëve në...
KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 m...
Turqia eliminon Rumaninë, pret në finale të play-offit fitue...