Kryeministri Edi Ram ka ndarë videon e radhës nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në vend.
Përmes në postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se ky nuk është aksion, por faza e parë e një transformimi për vendin.
“Nuk është aksion, po faza e parë e një transformimi të ri, për Tiranën e për të tjera qytete më të pastër, më të gjelbër, po edhe me njësi shërbimi më bashkëpunuese e më miqësore me komunitetin”, shprehet Rama.
Aksioni për lirimin e hapësira publike ka nisur prej korrikut në mbarë vendin, ku qytetarë dhe biznese të shumta kanë bashkëpunuar sipas rregullave për lirimin e mjediseve.
Krahas saj, kryeministria ka lançuar portalin ‘Hapësira ime publike’ ku qyetarët mund të raportojnë çdo rast ndërtimi në kundërshtim me ligjin.
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...