Gjykata po mban në burg katër të rinjtë që akuzohen për vrasjen e 18-vjeçarit, Aurelio Dervishi. I riu u vra me thikë mbrëmjen e së dielës tek rrethi i Shkozës.
Mbrojtja ka kërkuar masë me afat 30 ditor deri në sqarimin se kush prej katër të rinjve e ka qëlluar 18-vjeçarin, por kërkesa është rrëzuar, shkruan euronews.al.
Katër të akuzuarit janë tre të mitur të moshës 16 vjeç dhe 15 vjeç, si dhe një 20-vjeçar.
Të akuzuarit u konfliktuan me 18-vjeçarin, teksa ky i fundit doli nga automjeti i tij. Në një moment gjatë zënkës 18-vjeçari u qëllua me thikë në gjoks, e duke mos arritur t’i mbijetonte dot plagëve të marra ndërroi jetë ndërsa po shkonte në spital.
Dyshohet se “mollë sherri” mes të rinjve është bërë një vajzë. Në momentet që ndodhi takimi mes të rinjve, dyshohet se vajza ndodhej në automjetin e viktimës.
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër