Lideri komunist Enver Hoxha në prill të vitit 1949 i kishte dërguar letër ministrit të Punëve të Jashtme të Izraelit Masha Sharet duke e njoftuar se qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë kishte vendosur ta njohë zyrtarisht shtetin e Izraelit dhe qeverinë e tij,
Në këtë letër Hoxha që ishte Kryeministër i Shqipërisë dhe Ministër i Punëve të Jashtme kishte shkruar se qeveria që drejtone ka ndjekur me interesim përpjekjet e popullit izraelit për sigurimin e lirisë dhe pavarësisë.
“Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë kanë ndjekur me interesim përpjekjet që populli i Izraelit ka bërë për sigurimin e lirisë, indipendencës dhe sovranitetit të tij dhe gëzohen duke parë që këto përpjekje u kurorëzuan me sukses në shpalljen e krijimit të Shtetit të Izraelit”, kishte shkruar Hoxha në letrën dërguar ministrit të Punëve të Jashtme të Izraelit më 16 prill 1949./GazetaExpress/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...