Ditën e sotme në fshatin Leshnicë, një 16-vjeçar është plagosur pasi i ka shpërthyer aksidentalisht një granatë.
Siç bën me dije policia 16-vjeçari me iniciale E.Ç si pasojë e shpërthimit ka pësuar gjymtim të dorës.
Informacion paraprak.
Më datë 01.04.2019, jemi njoftuar se në fshatin Leshnicë, shtetasi E.Ç, rreth 16 vjeç, duke luajtur në afërsi të ish Repartit Ushtarak, aksidentalisht i ka shpërthyer një granatë dhe për pasojë ka pësuar gjymtim të dorës.
Shtetasi E.Ç, u dërgua në Spitalin e Pogradecit ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./TCH/
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...
Kurti deklarohet pas ofertës për PDK-në e LDK-në për preside...
Mustafa i përgjigjet VV-së: Propozojini me PDK-në tre emra p...
PDK refuzon ofertën e VV-së, Hamza: Manovër politike
Haradinaj: Kërkesa e LVV-së për opozitën rreth presidentit ë...