Duke filluar nga e hëna, baret, restorantet dhe të gjitha bizneset në Shqipëri do të jenë të hapura deri në orën 22:00.
Komiteti i Ekspertëve ka vendosur të shtyjë orën policore nga 20:00 në 22:00, si dhe të rihapë fluturimet me Britaninë e Madhe.
“Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës policore nga ora 22:00- 06:00 të mëngjesit. Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet”, tha ministrja.
Lehtësimi i masave antiCOVID erdhën si nga përmirësimi i situatës së koronavirusit në Shqipëri.
“Rënie është vënë re edhe sa i takon % së pozitivitetit të rasteve të reja ku gjatë javëve të fundit ka rënë deri në 12%. Rënia shënohet edhe në shtrimet në spitale. Prej 4 ditësh nuk ka pacientë në Spitalin COVID 4, i cili do vijoj të jetë në gatishmëri. Aktualisht niveli i shfrytëzimit të shtratit është nën 30%, ndërsa terapia intensive nën 13%”.
Ministria argumentoi se fillimi i muajit të Ramazanit ishte një tjetër arsye që çoi në lehtësimin e masave, por kërkoi që të mos neglizhohen masat parandaluese për përhapjen e COVID.
Vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve do të jenë në fuqi për 2 javët e ardhshme./tvklan
San Francisco “zhytet” në errësirë, 130 mijë banorë pa energ...
Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it se...
Tentohet për herë të dytë t’i vihet flaka restorantit në Pri...
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Leposa...
Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan
Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë V...