Një avion me 212 afganë u nis nga Tirana në orët e para të mëngjesit, për të filluar jetën e tyre të re në Shtetet e Bashkuara, pasi gjetën strehim në Shqipëri, ka thënë Ambasada e SHBA-ve në Tiranë.
Afganët u përcollën në aeroportin e Tiranës nga ambasadorja Yuri Kim dhe Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.
Në një njoftim për shtyp, Ministrja Xhaçka tha se operacioni i mikpritjes së 2,400 qytetarëve afganë e ka forcuar edhe më shumë aleancën dhe miqësinë e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara.
Në anën tjetër, ambasadorja Kim falënderoi popullin shqiptar për mikpritjen e afganëve si vendi i parë që u hapi atyre dyert vitin e kaluar.
“Populli shqiptar i tregoi botës edhe një herë traditën e “besës” – mbrojtjes së të tjerëve në nevojë”, ka thënë Kim./arbresh.info/
Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë
Vengu: Prokuroria e Hagës, përpjekje për të barazuar çlirimt...
Rubio në Konferencën e Munihut, ku merr pjesë edhe Kosova
Rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
Çekia gati ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën moshën...
Nesër seanca konstituive, Zemaj: Na priftë e mbara