Kthimi i shqiptarëve të ardhur në Shqipëri për pushime gjatë verës për në vendet ku ata punojnë ka nxjerrë në pah një superskandal që po ndodh me laboratorët që bëjnë tamponet në pikat kufitare, porte dhe aeroport.
Një emigrant shqiptar ka dërguar një mesazh me videon në ‘JOQ’ ku tregon se në momentin që do t’i duhej për tu kthyer në vendin ku punon i është dashur që bashkë me familjen e tij prej 5 anëtarësh të bëjë tamponin në portin e Durrësit, për të parë nëse ishte pozitiv apo negativ nga ‘Covid’.
Qytetari tregon se ‘Ansi Lab’ që ka marrë dhe koncensionin për tamponet në portin e Durrësit ju ka kthye përgjigje për 5 minuta, duke ju marrë vetëm emrat dhe pa bërë asnjë veprim tjetër.
Sipas qytetarit pasi i pyetën për emrin brenda 5 minutash ju erdhën fletët me përgjigje negative.
Por ky nuk ëhstë vetëm një rast, pasi të gjithë shqiptarët që duhet të kalojnë në portin e Durrësit, Vlorës apo dhe në Rinas e marrin përgjigjen e tamponit brenda pak minutash, por jo përgjigjen reale, atë të falsifikuarën./klan/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK