Pas lajmit se një i prekur me koronavirus në Shqipëri është rrugës drejt shërimit ka reaguar edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Presidenti Meta përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook është shprehur i lumtur për lajmin e marrë.
Meta i uron shërim te plotë pacientit, si dhe shpreson se së shpejti do të marrë të njëjtin lajm për të gjithë të prekurit nga kjo pandemi, shkruan arbresh.info
Gjithashtu në këtë postim Meta nuk la pa treguar mirënjohjë edhe për të gjithë stafin mjekësor.
‘Mirënjohje të thellë dhe falenderim për mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës që janë në vijën e parë të frontit’, ka shkruar ai./arbresh.info/
Postimi i tij i plotë:
I emocionuar nga ky lajm i jashtëzakonshëm!
Duke i uruar pacientit 0 shërim të plotë, shpresoj të marr së shpejti të njëjtin lajm për të gjithë të prekurit nga kjo pandemi, të cilëve ju shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim në këto momente të vështira!
Mirënjohje të thellë dhe falenderim për mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës që janë në vijën e parë të frontit!
Krenar për përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj!
Shembuj të shkëlqyer frymëzimi!
Forca të gjithëve!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Rmadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Theme...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata
Putin thotë se Rusia “ka ide” si të zgjidhet çështja e NIS-i...