Pa praninë e opozitës në seancë, Kuvendi ka miratuar me 75 vota pro dekretin e Presidentit Meta për godinën e Teatrit.
Pavarësisht kundërshtive të opozitës, e cila u mblodh ditën e sotme në Vlorë, mazhoranca e kaloi dekretin e Metës bashkë me amendamentet e ndryshuara.
Nga Vlora, Basha u shpreh se Rama u kap në një akt vjedhje, duke iu referuar Teatrit. “Ligji fusha për grabitjen e Teatrit Kombëtar. Edi Rama dhe hajdutët e tij në Parlament u kapën flagrantë në vjedhje përmes procedurës së përshpejtuar me Ligjin Rama-Fusha për grabitjen e Teatrin”, tha Basha, i cili shtoi se opozita nuk kthehet në Kuvend në këto kushte.
Ndërkohë, Rama reagoi nga foltorja e Kuvendit, duke akuzuar liderin e opozitës, se në kohën kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës privatizoi teatrin Metropol.
Por përgjigja e Bashkës nuk vonoi: “Kryehajduti kërkon skutave për shkresa të pavlera. Teatri i Metropolit është aty! Kinema 17 Nëntorin, Kinema Republikën, kinema Partizanin, kinema Ali Demin, i ka shkatërruar Rama dhe ka ndërtuar pallate”, shkroi Basha në “Twitter”./Top Channel
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...
Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: Ai ndodhej...