Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të ish-kryeministrit të Shqipërisë dhe një prej themeluesve të Partisë Socialiste, Fatos Nano, që u nda nga jeta më 31 tetor.
Me kërkesë të kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla në shenjë respekti e nderimi, deputetët e Kuvendit kanë mbajtur një minutë heshtje.
Ish-kryeministri, Fatos Nano u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare. Ai ishte i shtruar prej disa ditësh në një spital privat në Tiranë, ku po trajtohej për probleme shëndetësore.
Ish-kryeministri prej kohësh vuante nga probleme me mushkëritë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ditët e fundit.
Fatos Nano ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë me Partinë Socialiste. Ai është themeluesi i PS-së, parti të cilën e udhëhoqi deri në vitin 2005, kur dhe vendosi të largohej nga politika./rtsh.al/
Nis rritja e çmimeve në linjat ndërurbane
Vrasja në Klinë, Elezaj i shpreh ngushëllime familjes: Ishte...
Haradinaj për vrasjen në Klinë: Lajm i hidhur vdekja e bashk...
Qipro merr garanci nga Britania e Madhe: Bazat ushtarake s’d...
Shea: KFOR-i të mbetet në Kosovë deri anëtarësimin në NATO
Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...