Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, në orën 17:00, seancën plenare të radhës, sipas rendit të ditës të miratuar me urdhër të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Në nisje të seancës pritet miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 12 dhe 17 mars 2026, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.
Më pas, seanca do të vijojë me rubrikën e njoftimeve, ndërsa pjesa kryesore e rendit të ditës i kushtohet diskutimeve për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.
Koha totale e diskutimeve, deri në 4 orë, ndahet mes shumicës dhe pakicës parlamentare, duke përfshirë edhe deputetët jashtë grupeve.
Sipas minutazhit të përcaktuar, grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të ketë 142 minuta, ndërsa grupi parlamentar i Partisë Demokratike 60 minuta. Ndërkohë, grupet “Aleanca për Ndryshim” dhe “Partia e Lirisë” do të kenë nga 12 minuta secili.
Deputetëve jashtë grupeve parlamentare u janë vënë në dispozicion 16 minuta në total, me kohë të barabartë prej 2 minutash për secilin diskutant.
Seanca pritet të përqendrohet në problematika të ngritura nga qytetarët, duke reflektuar shqetësimet dhe çështjet e adresuara nga zgjedhësit në zona të ndryshme të vendit./atsh.al
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e koma...
Shembja e rrugës në Prishtinë, KRU Prishtina njofton rikthim...
Fundi i përballjes në Apel, pritet vendimi që vulos fatin e ...
Foda jep lajmin e madh: Zhegrova ka gjasa të luajë nga filli...
Avokati i “Kobrës” ngre dyshime në Apel: Përgjime të paautor...
Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...